Aktori Daniel Craig ka konfirmuar se do të vazhdojë rolin e agjentit të famshëm James Bond.
Muajt e fundit ishte raportuar se ai ka refuzuar të vazhdojë rolin e “007”, por në një paraqitje në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” ai ka konfirmuar se do të shfaqet në rolin e agjentit në filmat e ardhshëm.
Ishte një kthim i madh i aktorit për rolin e agjentit të famshëm, pasi krijuesit e këtij filmi ishin në kërkim të një aktori të ri për këtë rol.
I pyetur nëse do të luajë rolin e agjentit për herë të pestë me radhë, ai është përgjigjur: “Po. Nuk kam mundur të jem më i lumtur”.
Craig ka luajtur rolin 007 në pjesët “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”.
Artikuj të ngjashëm