Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dalin rezultatet, kuptohet nëse Matthew Perry vdiq nga mbidoza

Matthew Perry

Vdekja tragjike e Matthew Perryt nuk erdhi si rezultat i mbidozës me fentanil ose metamfetaminë, kanë treguar testimet fillestare.

Aktori, i cili bëri famë të madhe nga roli i tij në serialin “Friends”, vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Kalifornia. Ai ishte 54 vjeç.

Burime i kanë thënë TMZ-së se hetuesit kanë kryer testime të thella tek aktori dhe zbuluan se në sistemin e tij nuk ishte asnjë prej drogave.

Testime të tjera janë duke u realizuar si pjesë e toksikologjisë, që mund të marrin muaj deri në gjetjen e shkakut të vdekjes së tij.

Paraprakisht në shtëpinë e Perryt janë gjetur ilaçe të përshkruara nga mjeku.

Edhe Nisin arrestimet për vdekjen e Perryt Showbiz Nisin arrestimet për vdekjen e Perryt

Zyrtarët policorë arritën në shtëpinë e tij të shtunën dhe e gjetën të vdekur në banjë.