Daniel Craig do të paguhet 25 milionë euro për të përsëritur rolin e James Bondit.
Aktori britanik – i cili më parë kishte bërë të ditur se nuk do të luajë rolin e agjentit të famshëm – është joshur të rikthehet shkaku i pagesës së majme, raporton revista Variety.
50-vjeçari do të bëjë paraqitjen e pestë në rolin e Bondit në filmin e 25-të për agjentin e njohur britanik.
Kthimi në këtë rol vjen si befasi pasi më parë kishte thënë se më parë do t’i priste venat sesa të luante në film.

Artikuj të ngjashëm
-
Adhuruesit e James Bondit zgjedhin zëvendësuesin e aktorit Daniel Craig
-
Craig thotë se roli i Bondit e bëri të besojë më shumë te të tjerët
-
Daniel Craig, aktori më i paguar në botë
-
Craig vazhdon rolin e hetuesit në “Knives Out”
-
Qindra milionë dollarë vetëm për një film të “Agjentit 007”, James Bond kushton shtrenjtë