Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cowell tregon për sfidën e tij me depresionin pas aksidentimit

Personazhi i njohur televiziv, Simon Cowell, ka njoftuar se ka rënë në depresion nga frika se nuk do të mund të ecte më, pas aksidentit me biçikletën elektronike ku lëndoi shpinën.

62-vjeçari u aksidentua në gusht të vitit 2020 në Malibu të Kalifornisë, e më pas i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur për gjashtë orë, që përfshinte vendosjen e një shufre metalike në shpinë, raportoi “Standard”.

Duke folur për The Sun, Eric ka thënë se është ndierë i dëshpëruar pasi nuk mund të bënte gjërat që donte.

“Nuk isha i sigurt nëse do të isha në gjendje të ecja përsëri. Gjatë asaj kohe po merrja shumë qetësues. Pas një kohe të gjatë terapie, jam këtu dhe mirënjohës sepse jam gjallë”, ka thënë ai.

Cowll do të shfaqet sërish nëpër ekranet televizive, pasi Britain’s Got Talent do të rikthehet me sezon të ri të shtunën e 16 prillit.