Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Simon Cowell flet për betejën me depresionin

Ylli 63-vjeçar Simon Cowell e ka pranuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor qe disa vjet. Megjithëkëtë ai ka thënë deri në kohën e pandemisë COVID-19, besonte se e gjitha ishte vetëm pjesë e karakterit të tij dhe se atëherë i kishte rënë pishman që nuk kishte kërkuar ndihmë dekada më parë.

Duke folur në podcastin “Men in Mind” të The Mirror, ai tha se COVID-19 ishte katalizatori i vërtetë.

“Kam vuajtur nga depresioni për vite me radhë ... Por kjo ishte diçka për të cilën mendoja se ishte tipar i karakterit tim. Mua më ulet dhe zhytem në mendime, dhe kjo është diçka me të cilën duhet të mësohem. Do të doja ta kuptoja që nuk ishte kështu 10 apo 20 vjet më parë... Është sikur një peshë që më është hequr nga shpatullat", tha ai.

Krijuesi i 'X Factor' pranoi se mbyllja gjatë pandemisë i kishte dhënë atij kohë për të reflektuar në një mënyrë që nuk kishte qenë kurrë në gjendje ta bënte më parë.

"Dhe kjo ishte koha kur mendova, a e di çfarë, unë jam kujdesur për trupin tim, ju e dini, përmes dietës, ushtrimeve e gjithçka tjetër mjaft mirë me kalimin e viteve. Por çfarë kam bërë në lidhje me trurin dhe mendjen time. Dhe përgjigja është ‘asgjë!’. Dhe tani është koha për ta bërë atë. Kështu që ishte pothuajse sikur koka ime të shkonte në palestër", ka thënë Simon.