Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cooler Master GS750 “desktop hub” ofron mbushje pa tel, audio 7.1...

“Desktop hub” i ri GS750 i Cooler Master u paraqit për herë të parë gjatë Computexit vitin e kaluar. Në atë kohë sistemi vepronte si një mbajtëse e zakonshme RGB për kufje, por në të janë shtuar edhe disa funksione interesante, raporton KitGuru.

Cooler Master GS750 është një pajisje periferike e krijuar si një mbajtëse për kufje, USB hub dhe mbushës wireless, shkruan KOHA Ditore. Ideja është që sistemi të vendoset në tavolinë që të mundë të mbushë më shumë pajisje njëkohësisht, si miun pa tel, tastierën pa tel ose kufjet e telefonit. Mbushësi wireless është kompatibil me teknologjinë Qi.

Image

Përveç të gjithave që u përmendën më sipër, GS750 shërben edhe si kartelë e zërit, me audio on-board 7.1. Në këtë mënyrë mund të fitohet zëri “surround” me çfarëdo kufje standarde. Sigurisht, ndriçimi RGB është ende një nga karakteristikat kryesore të këtij sistemi, me 13 LED-ë të cilat mund të modifikohen sipas dëshirës.