Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Close: Williams nuk do të vetëvritej nëse “Supermeni” do të ishte afër tij

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Glenn Close, përgjatë një dokumentari ka thënë se po të ishte gjallë aktori Christopher Reeve, i cili luan rolin e “Supermenit”, aktori Robin Williams nuk do të vetëvritej, raporton “People”.

Aktorja ka treguar për miqësinë që ka pasur me aktorët e ndjerë në dokumentarin “SuperMan: The Christopher Reeve Story”, i cili e pati premierën botërore në festivalin e filmit “Sundance” më 21 janar.

“Gjithmonë e kam pasur një ndjenjë që sikur Chris të ishte gjallë, Robin do të ishte në mesin tonë”, ka thënë Closs në dokumentar.

Williams kishte bërë vetëvrasje në vitin 2014, në moshën 63-vjeçare, pasi vuante nga problemet me shëndetin mendor. Ai ka pasur miqësi të ngushtë me Reeve pasi ata kanë studiuar bashkë në shkollën “Juilliard” të New Yorkut duke filluar nga viti 1973.

76 vjeçja Close, e cila ka luajtur përkrah Williamsit në filmin “The World According To Garp” në vitin 1982, ka pasur edhe më parë të njëjtin qëndrim duke thënë se është “e bindur që Williams do të ishte ende gjallë, nëse pranë tij do të ishte miku i tij Reeve”.

“Miqësia dhe lidhja që patën në mes vete është legjendare. Kjo miqësi jo vetëm që zgjati për shumë vite por u bë një lloj forcë, e cila i mbante të dy”, pati thënë Close më parë, raportonte “ET NEWS”.

Dokumentari “Super/Man: The Christopher Reeve Story”, përfshihen edhe intervistat e ndjeshme me tre fëmijët e Reevet, Matthew, Alexandra dhe Will, si dhe gruas së tij të ndjerë Dana, e cila vdiq nga kanceri në vitin 2006.

Edhe Keanu Reeves me këshillë për aktorët që ëndërrojnë Hollywoodin Showbiz Keanu Reeves me këshillë për aktorët që ëndërrojnë Hollywoodin

Të tre fëmijët janë drejtues të fondit bamirës që është krijuar në emër të prindërve të tyre “Christopher & Dana Reeve Foundation” që është i dedikuar për gjetjen e kurave për lëndimin e shtyllës kurrizore.

Reeve kishte humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak në moshën 52-vjeçare, nëntë vjet pas një lëndimi serioz që pësoi në boshtin kurrizor, pasi u rrëzua duke kalëruar, e u paralizua. Ai përfundoi në një karrocë dhe frymëmarrja e tij varej nga ventilatori.

{gallery}