Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Claire Foy tregon arsyet pse u largua nga seriali “The Crown”

Aktorja e Hollywoodit, Claire Foy portretizoi mbretëreshën Elizabeth 2 në dy sezonet e parë të serialit “The Crown”. Për këtë rol ajo mori çmime të mëdha, si “Golden Globe” e “Emmy”, raporton FemaleFirst.

“Kam shumë dashuri për njerëzit që ende luajnë në serial, por për shëndetin tim, i dhashë fund shfaqjes kur e përfundova. E lashë punën aty dhe vazhdova jetën dhe mendoj se kjo është mjaft e shëndetshme”, ka thënë aktorja për revistën People.

Olivia Colman, 49 vjeç, u bë mbretëreshë për sezonet tre dhe katër para se Imelda Staunton, 67 vjeç, të merrte përsipër dhe portretizonte monarken për sezonet pesë dhe gjashtë.

Olivia kohët e fundit pranoi se seriali “the Crown” është bërë disi më i parehatshme për t'u ndjekur ndërsa shfaqja ka filluar të afrohet më shumë me kohët aktuale.

Megjithatë, ajo këmbëngul se i ka pëlqyer koha kur ishte aty dhe e vlerësoi drejtorin e serialit Peter Morgan.

“Nuk ndihem rehat t'u përgjigjem pyetjeve nëse seriali duhet të kishte ndaluar apo jo më parë, sepse e doja punën. Ishte një punë e shkëlqyer. Unë nuk jam zëdhënëse e familjes mbretërore, nuk i njoh ata. E kuptoj, mund të ndjej se ndoshta është shumë afër kohës së tanishme. Nuk i kam parë ende të rejat... Dy të parat me Claire [Foy], më pëlqenin veçanërisht sepse ishin gjëra historike. Do të thosha: 'Nuk e dija këtë'. Më pëlqente shumë. Dhe është bërë më e parehatshme, por Peter Morgan shkruan bukur, dhe unë kalova një kohë të bukur duke bërë punën”, ka thënë ajo.

Edhe Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones” Showbiz Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones”

Sezoni i gjashtë dhe i fundit përfshin vdekjen e princeshës së Wellsit, Dianas, e cila luhet nga Elizabeth Debicki.

Ylli 33-vjeçar kohët e fundit pranoi presionin dhe përgjegjësinë e madhe të portretizimit të ditëve të fundit të Dianës.

“Një përgjegjësi tepër e madhe! E pa masë. Është e vështirë të përshkruhet, ishte diçka për të cilën menduam, që e mbajtëm me vete, që na zgjoi natën. U përpoqëm shumë ta luanim rolin e ta bënim historinë siç duhet”, pati thënë Debicki për Entertainment Tonight.