Showbiz

Claire Danes dhe Hugh Dancy bëhen prindër për herë të tretë

Aktorja e serialit 'Homeland' Claire Danes dhe bashkëshorti i saj Hugh Dancy u panë në New-York në fillim të javës janë parë duke shtyrë një karrocë të zezë me gri.

Pas kësaj zëdhënësi i yllit 43-vjeçar ka konfirmuar se çifti që tashmë ishin prindër të djemve Cyrus, 10- vjeçar dhe Rowan, 4-vjeçar, kanë edhe një vajzë.

Duke folur në “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në janar të këtij viti, Danes ka thënë se djemtë e saj nuk e kishin mirëpritur lajmin se në shtëpi do të ketë edhe një fëmijë, shkruan Femalefirst.

Ajo kishte thënë se Cyrusit nuk po i pëlqente ideja se do të jetë sërish një vëlla. Ai i kishte thënë nënës së tij ta jap beben për adoptim.

Por megjithatë Claire dhe Hugh kanë gjetur një mënyrë ta zbusin qëndrimin e tij.

Ata arritën ta bëjnë këtë pasi i thanë se nënës dhe babit do t’u duhej ndihma e tij që të kujdesen për beben. “ I kemi thënë se bebja do të ketë nevojë të mësojë shumë gjera. Ajo nuk di të ecë e as të flas. Dhe si duket kjo i ngjalli atij një interesim”, ka theksuar Claire.