Ylli 39-vjeçar i hitit “Genie In A Bottle”, Christina Aguilera, e ka pranuar se kur debutuar në skenë në moshën 19-vjeçare, kishte qenë shumë e re dhe naive, transmeton Koha.
Këngëtarja e cila të hënën mbrëma parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar për premierën e filmit “Mulan”, e pyetur se çfarë këshille do t’ia jepte vetes në moshë të re, tha: “Atëkohë po ndodhin shumë gjëra në jetën time, dhe isha aq e re, e paditur dhe naive për gjithçka. Kështu që, me siguri do t’i thosha vetes të kem më shumë vetëbesim sepse mund t’ia dalësh”.
Aguilera ka punuar në realizimin e një kënge të re për filmin “Mulan” të studios Disney, e cila titullohet “Loyal Brave True”. Madje, këngëtarja e krahasoi veten me protagonisten e këtij projekti të adaptuar nga filmi ikonik i animuar.
“Të qenët luftëtare ka qenë karakteristikë gjatë gjithë karrierës sime muzikore. Dhe, fakti që sot, edhe një herë po e sjellim në fokus këtë karakteristikë, përmes një filmi kaq të mrekullueshëm si “Mulan”, është vërtetë një eksperiencë e mrekullueshme dhe shumë nostalgjike,” citohet të ketë thënë këngëtarja.
Kënga e fundit e Christina Aguilerës e lansuar me videoklip mban titullin “Fall On Me”. Projekti i cili vjen në bashkëpunim me dyshen e muzikës “A Great Big World”, u publikua gjatë vitit 2019.
-
Christina Aguilera publikon videon e këngës për filmin Mulan
-
Christina Aguilera ka incizuar muzikë të re për filmin “Mulan”
-
Christina Aguilera flet për “ujqërit” e industrisë së muzikës
-
Teyana Taylor tregon këshillën që i ka dhënë Beyonce
-
Ariana Grande pranon se do t'i bënte mirë një shkëputje nga karriera