Christina Aguilera ka treguar se si është përballur me anën e errët të industrisë së muzikës. Në një intervistë të re, ylli i pop-it (38) foli për meshkujt me të cilët duhej të ballafaqohej ndërsa po e ndiqte karrierën e saj të këndimit/aktrimit, ka raportuar The Sunday Times.
Aguilera, e cila u bë e famshme për herë të parë në Mickey Mouse Club në vitet 1990, tha: "Ishte një biznes me kaq shumë ujqër. Burra të moshuar që kishin qëllime të tjera. Kur jeni aq e re në një biznes të drejtuar nga meshkujt, do t’i shihni anët më të errëta të gjërave dhe të dëgjoni se si meshkujt flasin për femrat, si flasin për gjoksin tim.

Ajo psherëtiu: "E kujtoj veten time të re, e cila kishte nevojë për përqafim, dhe dua t'i them që jo të gjithë njerëzit janë kështu. Kur njerëzit thjesht e pranojnë dhe thonë, "Epo, e di, djemtë do të jenë djem," unë nuk jam dakord. Sepse mendoj se meshkujt duhet të mbajnë përgjegjësi". Ajo i tregoi gazetës britanike për udhëtimin e saj: "Në këtë albumin e parë ["Genie In A Bottle"] isha unë duke e luajtur një kukull, duke bërë atë që shtëpia muzikore dëshironte ta bëja dhe të isha në një kohë kur shpërthimi i popit ishte jashtëzakonisht i madh.
Këngëtarja ka qenë me të dashurin dhe kitaristin Matthew Rutler (34) që nga viti 2010. Ata të dy e mirëpritën vajzën e tyre Summer Rain në vitin 2014, shkruan KOHA Ditore. Aguilera është gjithashtu nënë e djalit 11-vjeçar Max nga martesa e saj me producentin muzikor Jordan Bratman. U shkurorëzuan në vitin 2011.