Netflix është duke planifikuar xhirimin e filmit më ambicioz që ka bërë deri më tash, ku do të luajnë Ryan Gosling dhe Chris Evans.
Këta dy aktorë të njohur do të luajnë së bashku në filmin “The Gray Man”, i bazuar në një seri të librave të famshëm nga shkrimtari Mark Greaney.
Kjo kompani ka siguruar buxhetin më të madh deri më tani për një film, i cili do të kushtojë rreth 200 milionë dollarë, shkruan revista ETOnline të shtunën.
Gray Man do të paraqesë tregimin e një agjenti të CIA-s Court Gentry, që do të luhet nga Gosling, i cili “është shndërruar në vrasës me para gjersa po përndiqet nga kolegu i tij i vjetër Lloyd Hansen, rolin e të cilit do ta lujë Evans, transmeton KOHA.
Regjisorët e filmit do të jenë Joe dhe Anthony Russo, të cilët kanë bërë disa filma të suksesshëm, përfshirë “Captain America” dhe “Avengers”.
-
“The Gray Man”, filmi i ri i yjeve Ryan Gosling dhe Chris Evans
-
De Armas dhe Evans bashkohen në ekran të madh me filmin “Ghosted”
-
Publikohen shifrat e shikueshmërisë së filmit “The Gray Man”
-
Chris Evans ia ofron mundësinë një fansi që ta shoqërojë mbi qilim të kuq
-
Ribashkohen në ekran Chris Evans dhe Scarlett Johansson