Zyrtarët e policisë kanë mbetur të pafuqishëm pasi që nuk arritën ta parandalojnë Chris Brownin ta organizojë një shitje garazhi jashtë shtëpisë së tij në Tarzana, California.
Këngëtari e reklamoi shitjen në oborr në Twitter të martën, duke zbuluar se do t’i shesë të gjitha gjërat personale dhe artikujt e disenjatorëve me çmime të liruara nga ora 10 e paradites së të mërkurës.

Njoftimi i shqetësoi policët lokalë të cilët u përpoqën ta anulonin shitjen, duke iu referuar shkeljes së lejes, por ata u ballafaquan me avokatin e Brown, i cili i informoi ata se Brown nuk po bënte asgjë të keqe dhe shitja vazhdoi të mbahej, me ç’rast fansat u rreshtuan gjatë natës për të qenë të parët në blerje.

Shitja në Citrus Ridge Drive ka vazhduar deri në ora 7 pasdite, ndërsa ekipi i sigurisë së këngëtarit të hitit Kiss Kiss i kishte lejuar vetëm nga 10 blerës potencialë në pronën e yllit në të njëjtën kohë.