Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Brown ankohet se s’po ftohet të performojë në ngjarje muzikore

Chris Brown është ankuar se nuk po ftohet më të performojë në ngjarje të ndryshme muzikore.

Këngëtari 33-vjeçar i muzikës R&B i cili është i njohur si person kontrovers, ka nisur tashmë një turne, derisa ka shprehur zhgënjimin se nuk po ftohet për të performuar në ceremonitë e ndarjes së çmimeve, raportoi Daily Mail të enjten.

Në një postim të artistit dhe të shpërndarë nga DJ Akademiks, Brown shkroi me të gjitha shkronjat e mëdha: “New Mexico - i shihni njerëzit??? Çdo shfaqje është e mbushur kështu… nëse nuk do të ishin fansat e mi të jashtëzakonshëm, do të kisha hequr dorë”.

“Ngjarjet e çmimeve nuk më kanë lënë të performoj prej vitesh...e megjithatë shfaqja ime ende shitet. Më lër të jem i madh…”, ka shtuar ai.

Brown që atëherë ka redaktuar postimin, i cili përmban video nga performanca e New Mexicos, duke përjashtuar ankesën për injorimin nga ngjarjet e çmimeve.

Edhe Chris Brown nuk dëshirohet në Afrikë të Jugut për shkak të së kaluarës së dhunshme Showbiz Chris Brown nuk dëshirohet në Afrikë të Jugut për shkak të së kaluarës së dhunshme

Ylli i R&B nuk ka dalë në skenë në një ceremoni çmimesh që nga “BET Awards 2017”.

Artisti i “No Guidance” nuk dha ndonjë arsye për përjashtimin, por një vështrim në problemet e tij ligjore mund të japë disa përgjigje.

Ai u dënua për sulm fizik ndaj Rihanna-s ndërsa ata ishin në një Lamborghini një natë para ndarjes së çmimeve “Grammy 2009”.

Raporti i policisë tha se këngëtari dhe Rihanna u grindën pasi ajo gjeti një mesazh në telefonin e Brown nga një grua tjetër me të cilën ai kishte një lidhje të mëparshme.

Raporti pretendonte se artisti i “Run It” u përpoq të shtynte të dashurën e tij të atëhershme nga makina dhe kur ai nuk mundi ta bënte këtë sepse ajo kishte vendosur rripin e sigurimit, ai e shtyu kokën e saj në dritare dhe e goditi me grusht.

Edhe Chris Brown në gjykatën e Londrës para gjykimit që pritet të nisë në tetor Showbiz Chris Brown në gjykatën e Londrës para gjykimit që pritet të nisë në tetor

Ai dyshohet se është larguar me makinë dhe ka vazhduar ta godasë këngëtaren e hitit “Umbrella”.

Brown u deklarua fajtor për akuzat dhe përfundoi duke kaluar pesë vjet në provë dhe 180 ditë shërbim në komunitet.

Image