Showbiz

Chris Brown akuzohet për vjedhje të 1.1 milionë dollarëve për koncertin ku nuk u shfaq

Këngëtari amerikan Chris Brown, është akuzuar për vjedhje me pretendimin se ai mori pagesën prej 1.1 milionë dollarësh për koncertin nga i cili u tërhoq.

Organizatorja e ngjarjes, LeJuan Bailey, po kërcënon me veprime ligjore kundër Brownit, pasi sipas saj, këngëtari po refuzon t’i kthejë paratë.

Bailey pretendoi se Brown kishte konfirmuar transferin e parave për koncertin ku duhej të mblidheshin para pas uraganëve Ida dhe Nicholas, por se refuzoi ta rimburësonte më pas, raportoi NME-ja të mërkurën.

Brown u tërhoq më 19 mars nga koncerti, në momentet e fundit. Koncerti ishte organizuar në përpjekje për të mbledhur fonde për banorët e zonës së prekur nga uraganet në vjeshtën e 2021-s ku shumë shtëpi ishin dëmtuar.

“Veprova me mirëbesim dhe sponsorizova këtë koncert nga dashuria dhe respekti për banorët në nevojë. Jam e çuditur që Chris Brown refuzon të rimburësojë paratë e mija për një ngjarje që ai nuk u shfaq, pasi ne njoftuam për të dhe shitëm biletat”, tha ajo.

“Mesazhi im për Chris Brown: Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë mosrespektimin e viktimave të uraganëve Ida dhe Nicholas”, shtoi Bailey.