Aktorja Priyanka Chopra Jonas ka thënë se i pëlqen të bëjë turne me autobus së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin Nick Jonas.
Aktorja e filmit “White Tiger” për herë të parë mori pjesë në një turne të tillë së bashku me bashkëshortin dhe bendin e tij, “Jonas Brothers”.
Ani pse në fillim e urrente udhëtimin, gjumi në rrugë tani është gjëja më e dashur për të pushuar.
“Më pëlqen turneu me autobus. Jam mësuar të fle në automjetet që nuk lëvizin, por si një aktore nuk jam mësuar që të fle dhe ushqehem sa jam në lëvizje, siç bëjnë në turne. Mirëpo, më bindi bashkëshorti dhe ishim në Evropë. I thashë se ishte gjë e mrekullueshme”, ka thënë aktorja.“Është sikur shtëpi me rrota dhe unë fle si një foshnje. Ishte gjumë shumë i mirë”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, Nick Johnas më parë ka thënë se bashkëshortja, me të cilën u martua në vitin 2018, është një burim frymëzimi për të.
“Shumica e këngëve janë letra dashurie kur unë nuk kam ditur si të artikuloj ndjenjat e mia me fjalë dhe jo me muzikë. Pastaj kam shkuar në studio”, ka thënë krijuesi i hitit “Sucker”.
“I jam mirënjohës, sepse më bën të lutur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka shtuar këngëtari.
Edhe
Priyanka Chopra duket se është adhuruesja më e madhe e Nick Jonas
Nick, 29-vjeçar, ka thënë se kishin një miqësi të fuqishme para se të nisnin lidhjen.
“Ishim me fat. E njihnim njëri-tjetrin dhe filluam lidhjen siç duhet. Mendoj se themeli si miq na ka ndihmuar të kemi lidhje më organike”.
“Vitet e para kanë qenë shumë të egra dhe jam mirënjohës që e kam partnere të jetës, tek e cila mund të mbështetem”.