Këngëtarja amerikane Cher po hyn në të 80-tat, por ka thënë se do të vazhdojë të ndihet si e re dhe se nuk e ka në mend të dorëzohet.
Këngëtarja e hitit “If I Could Turn Back Time” ka thënë se nuk mund ta besojë qe ajo është 77-vjeçare, por ka këmbëngulur se plakja nuk do të thotë se ajo duhet të ndryshojë edhe stilin identifikues.
“Më kujtohet kur unë dhe shoqja ime Paulette po flisnim se kur do t’i presim flokët dhe se si më s’do të veshim xhinse. Nuk mund ta besoj se do të jem 80-vjeçare një ditë, dhe kjo më shpejt se që dëshiroj”, ka thënë ajo për “Good Morning Britain”.
"Perëndesha e popit" ka vazhduar se do të vazhdojë të veshë xhinse dhe se do t’i mbajë flokët e gjatë si gjithnjë.
Ka deklaruar se gjenet e familjes i ka të mrekullueshme.
Cher ka thënë po ashtu se do të vazhdojë t’i ndjekë trendët dhe të ruajë shoqërinë me njerëz të rinj në moshë.
“Kam edhe shokë që nuk janë të rinj në moshë. Sinqerisht nuk po mundohem të bëhem e re, jam kjo që jam, çfarëdo që do të thotë kjo”, ka thënë Cher.
Punën e moshës dhe plakjes, Cheri e pati përfolur edhe në maj.
“A mundet të më thotë dikush ju lutem, kur do të ndihem e vjetër? Vazhdoj të dëgjoj numra, por sinqerisht s’po mund t’i kuptoj”, pati shkruar ajo në Twitter.
Cher ka pasur dy martesa.
Ajo ka një fëmijë, Chaz Bono, tash 53-vjeçar, nga martesa me Sonny Bonon.
Në periudhën 1975-1978 ka qenë e martuar me Greg Allmanin, me të cilin ka një djalë, tash 46-vjeçar.
Në të kaluarën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur romanca edhe me burra më të rinj në moshë, përfshirë superaktorin Tom Cruise.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi