Ylli i muzikës, Cher, ka nxitur spekulime se është fejuar me ta postuar një fotografi të të dashurit të saj, Alexander “AE” Edwards, duke e mbajtur në duar një unazë masive prej diamanti.
Duhet se fotografia është shkrepur në ndejën e çiftit për Krishtlindje.
Por, fansat nuk vonuar shumë për të filluar me thashethemet e një fejese të mundshme të idhullit të tyre. Ata besojnë se Cher, në këtë mënyrë ka zgjedhur ta bëjë publike fejesën me producentin 36-vjeçar.
Zëdhënësit e këngëtares së famshme nuk pranuar të komentojnë rreth këtyre spekulimeve.
{gallery}
Ylli i hitit “Believe” e filloi lidhjen me të dashurin 40 vjet më të ri në moshë në muajin nëntor, kur u fotografuan dorë për dorë teksa po shkonin për të darkuar së bashku në një restorant në Hollywood.
Edhe
Raportohet se Cher planifikon të martohet me partnerin e saj 40 vjet më të ri
Kur disa persona online e kritikuan dallimin e tyre në moshë, 76-vjeçarja Cher e mbrojti lidhjen e saj duke thënë se “Dashuria nuk njeh numra”.
Ikona e muzikës më herë ishte e martuar me artistët e ndjerë tashmë, Sommy Bono dhe Gregg Allman, me të cilët i ka fëmijët Chaz dhe Elijah.
Ndërsa, Alexander “AE” Edwards ka qenë në lidhje tri vjeçare me modelen, Amber Rose, me të cilën e ka djalin Sebastian Taylor Thomaz. Besohet se ata u ndanë si pasojë e tradhtisë nga ana e producentit muzikor.