Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Charlize Theron po kërkon të dashur që duhet të ketë mjekër të mirë

Charlize Theron (43) e “pushtoi” Hollywoodin duke luajtur karaktere të errëta, të shtypura emocionalisht, nga vrasësit serik e deri tek mbretëresha e ligë. Tani, pas 20 vjetësh, ajo e ka xhiruar komedinë e parë romantike "Long Shot" dhe zbuloni se i mungon romanca në jetën reale.

Fituesja e Oscarit u largua nga lidhjet dhe daljet pasi u bë nënë e dy fëmijëve ndërsa tani deklaron se është shumë e gatshme për takime, shkruan The Sun.

Mashkulli i saj ideal duhet ta ketë një 'mjekër të mirë' dhe ta durojë personalitetin e saj obsesiv, duke përfshirë edhe zgjimin në katër të mëngjesit për të ushtruar në artet marciale, shkruan KOHA Ditore.

“Zgjohem në katër të mëngjesit. Jam e obsesionuar me artet marciale që po i mësoj. Obsesioni është i mirë për mua, unë jam shumë e përqendruar në gjërat të cilat më interesojnë. Kjo ka të bëjë edhe me faktin kur ndjej se nuk mund t'i kontrolloj disa gjëra”, - thotë aktorja.

Në vitin 2015, Theron e prishi fejesën me aktorin Sean Penn (58 vjeç) dhe që atëherë ka qenë beqare. Pas ndarjes ajo iu përkushtua fëmijëve të saj të adoptuar, Jackson (7) dhe August (3).