Ekipi i yllit botëror Celine Dion, e ka ndaluar përdorimin e këngës “My Heart Will Go On” nga kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fushatën e tij.
Sipas tyre, Trumpi e ka përdorur pa autorizim hitin e këngëtares në një event të fushatës së tij elektorale, raportoi të dielën BBC-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKënga e Titanikut u luajt para mbështetësve të Trumpit në një tubim në Bozeman të Montanas të premten.
Në një deklaratë të lëshuar në platformën “X”, ekipi i Celine Dionit tha se nuk e miraton përdorimin e këngës.
“Sot, ekipi menaxhues i Celine Dionit dhe labeli i saj diskografik, Sony Music Entertainment Canada Inc, u njoftuan për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe ngjashmërisë me Celine Dionin duke kënduar My Heart Will Go On në një tubim të fushatës së Donald Trumpit e JD Vancet në Montana. Ky përdorim në asnjë mënyrë nuk është i autorizuar dhe Celine Dion nuk e miraton atë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, thuhet në reagim.
Edhe artistë të tjerë më parë, përfshirë Neil Young, Queen dhe Rolling Stones, janë ankuar për përdorimin e këngëve të tyre nga Trumpi në mitingje të fushatës.