Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cameron Diaz thotë se të qenit prind është gjëja më e mirë në botë

Foto: Reuters

Aktorja 47-vjeçare, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, e kanë mirëpritur në jetë bajzën Raddix në dhjetor të vitit të kaluar, dhe ylli i kinematografisë po deklaron se është duke e shijuar çdo minutë të këtij kapitulli të ri në jetën e saj.

“Më pëlqen të jem nënë. Është pjesa më e bukur e jetës sime. Jam shumë falënderuese dhe e lumtur që po e përjetojë këtë ndjenjë, dhe jam me fat që po e shijoj këtë eksperiencë me Benjin. Po argëtohemi shumë si prindër. Jam tejet e emocionuar dhe mezi e besoj që kjo gjë po ndodhë,” citohet të ketë thënë Diaz në një intervistë të fundit.

Aktorja e njohur hollywoodiane gjithashtu e lavdëroi bashkëshortin e saj, muzikantin e bendit “Good Charlotte”, të cilin e quajti një baba të mahnitshëm. Ajo e pranoi se ndihet me fat që ka krijuar familje me të, ngase Madden është një baba shumë i përkushtuar ndaj vajzës si dhe po i ndihmon asaj të ketë pak kohë edhe për veten, transmeton Koha.

Ylli i filmit “Bad Teacher” ndër te tjera ka folur për krizën nëpër të cilën po kalon bota, duke thënë se masat e marra ndaj parandalimit të përhapjes së koronavisurit, nuk kanë ndikuar edhe aq shumë në jetën e saj, kjo ngase aktorja po jetonte në karantinë që nga lindja e vajzës së saj.