Cameron Diaz dhe burri i saj Benji Madden e kanë pritur vitin 2020 me një festim shumë të lumtur: duke u bërë prindër për herë të parë.
Aktorja e famshme 47 vjeçare dhe muzikanti 40 vjeçar, me shumë gëzim kanë njoftuar përmes Instagramit se janë bërë prindër të vajzës që e kanë emëruar Raddix.
Një burim ka thënë për revistën e njohur “People”, se Diaz dhe Madden e kanë pritur Raddixin “menjëherë në natën e Vitit të Ri në Los Anxhelos”, transmeton Koha.net.
“Mund të them se ata janë më të lumturit në botë”, thotë burimi. “Është shumë emocionale për ata”.
Prindërit e rinj kanë njoftuar për lindjen e vajzës përmes një deklarate të cilën e kanë postuar në Instagram.
“Urime Vitin e Ri nga Maddenët”, ka shkruar çifti, duke shtuar: “Jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që do të fillojmë këtë dekadë të re duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka marrë menjëherë zemrat dhe ka kompletuar familjen tonë”.
Edhe
Cameron Diaz dhe Benji Madden mirëpresin fëmijën e tretë