Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bukuroshja bëhet gjyshe në moshën 43-vjeçare

Aktorja britanike dhe ish-këngëtarja, Kym Marsh, është bërë gjyshe në moshën 43-vjeçare.

Vajza e saj 21-vjeçare Emilie Cunliffe ka lindur fëmijën e saj të parë, djalin të cilin e ka nga lidhja dyvjeçare me të dashurin e saj Mikey Hoszowsky, ndërsa me lajmin e lumtur u krenua edhe bukuroshja Kym në profilin e Instagramit duke u thënë miqve se nëna dhe fëmija ndihen mirë.

Image

"Mbrëmë ishte nata që kurrë nuk do ta harroj. Për herë të parë u bëra gjyshe! Vajza ime e bukur ishte luftëtare e vërtetë, ndërsa partneri i saj dhe unë ishim ekipi më i mirë i mundshëm për lindje. Jam shumë e nderuar që mora pjesë në ardhjen e nipit tim në botë. Nipi im i bukur, të dua, gjithmonë do të të dua dhe premtoj se do të të udhëheq nëpër jetë sa më mirë që të mundem”. “Mirë se erdhe në botë ‘Foshnja Hoz!’,” shkroi gjyshja krenare 43-vjeçare duke mos e zbuluar emrin e nipit të vogël, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse u bë gjyshe krenare, aktorja, e cila aktualisht po e luan një nga rolet në telenovelën e njohur britanike 'Coronation Street', në një intervistë të mëparshme tha se nuk dëshiron që nipi i saj i ardhshëm ta quajë 'gjyshe' por tashmë e ka menduar një emër alternativ "Lola". Kym përndryshe është nënë e Davidit 24-vjeçar, Emilias 21-vjeçare dhe Pollyt tetëvjeçar.