Showbiz

Britney Spears shfaqet me fasha në duar dhe këmbë

BRITNEY SPEARS

Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një tjetër video ku shfaqet duke kërcyer dhe kënduar, këtë herë nën tingujt e baladës romantike të Robin Thicke “Lost Without U” teksa mban fasha në këmbë dhe në duar, duke shkaktuar shqetësim te ndjekësit e saj të shumtë.

Këngëtarja 42-vjeçare, e njohur për hitin “Gimme More”, shpjegoi në përshkrimin e videos arsyen e gjendjes së saj fizike, duke zbuluar se kishte pësuar një incident në shtëpinë e një shoqeje.

“Djemtë e mi u larguan dhe u kthyen në Maui. Ky është mënyra ime për t’u shprehur dhe për t’u lutur përmes artit… Ati ynë që je në qiell... Nuk jam këtu për mëshirë apo shqetësim, thjesht dua të jem një grua e mirë dhe të përmirësohem... dhe kam mbështetje të mrekullueshme, ndaj ju uroj një ditë të shkëlqyer!!!", shkroi Spears.

“Psss... Rrëshqita nga shkallët në shtëpinë e shoqes time... ishte e tmerrshme. Më del vendi herë pas here, nuk jam e sigurt nëse është e thyer. Faleminderit Zot”, shtoi ajo.

Spears, e cila ka dy djem adoleshentë, Preston, 19 vjeç, dhe Jayden, 18 vjeç, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për videot e saj spontane në rrjete sociale, të cilat kanë ngjallur si mbështetje, ashtu edhe shqetësim nga fansat.

Në gusht, një tjetër video e saj në shtëpi, ku këndonte këngën “Kiss” të Prince në mënyrë të improvizuar dhe në pizhamet e saj, një bralette me pika dhe mini-shorts të bardha, tërhoqi komente për kaosin në sfond, ku disa përdorues vunë re atë që dukej si papastërti apo jashtëqitje qenushësh në dysheme. Në video shfaqej edhe një qen i vogël, ndërsa Britney këndonte: “Nuk e di kush jam, oh, oh.”

Shqetësimet për shëndetin mendor dhe mirëqenien e Britneyt kanë qenë të pranishme për vite me radhë, sidomos pas përfundimit të kujdestarisë ligjore në vitin 2021. Ndërsa fansat ndjekin çdo lëvizje të saj në rrjet, vetë Britney vazhdon të përdorë Instagramin si një platformë për shprehje personale, duke thënë shpesh se nuk kërkon as mëshirë, as keqardhje – por thjesht dëshiron të jetë vetvetja.