Ylli i popit Britney Spears është tashmë duke punuar në memoarin e saj të dytë. Ajo gjatë këtij muaji do ta publikojë memoarin e parë në formë libri me titull “The Woman in me”, transmeton FemaleFirst.
Në Instagram të martën ajo postoi një video ku shihej duke punuar për librin e ri në një avion privat.
"Duke shkruar!! Gjithçka që po bëj për momentin... Vëllimi i dytë vjen pas atij të parit ‘TheWomanInMe’", ka shkruar Britney në rrjetin social Instagram.
Vitin e kaluar, Britney nënshkroi një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me Simon dhe Schuster, për librin 'The Woman In Me' të mbështetur nga fansat, si një histori e guximshme dhe mahnitëse mbi lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën.
Këngëtarja e hitit “Lucky'” kohët e fundit shpjegoi se libri i cili e merr titullin e tij nga një rresht i tekstit të hitit të saj të vitit 2001 “I'm not a girl, not yet a woman”, vjen si një rezultat i trajtimeve të vazhdueshme mendore të cilës ajo i është nënshtruar.
"Kam punuar shumë për këtë libër, kam kaluar nëpër shumë trajtime mendore për ta bërë këtë libër, kështu që ju djema më mirë ta pëlqeni atë. Dhe nëse nuk ju pëlqen, edhe kjo është në rregull", ka shkruar ylli në Instagram. (Përgatiti Vita Abrash-Kajtazi)
-
Ekipi i filmit biografik për Britney Spearsin gjen skenaristen
-
Britney Spears shkon vullnetarisht në qendër rehabilitimi
-
Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh
-
Britney Spears shet të drejtat e të gjithë katalogut të saj muzikor për rreth 200 milionë dollarë
-
Britney Spears fshin llogarinë e saj në Instagram