Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears dhe Elton John së shpejti me bashkëpunim

Pop ylli, Britney Spears, po rikthehet në skenën e muzikës, kësaj radhe si një grua e lirë.

Këngëtarja e famshme amerikane po i bashkon forcat me ikonën britanike të muzikës, Elton John, për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm, “Hold Me Closer”, një version i ripërpunuar i hitit klasik të Johnit, “Tiny Dancer.”

Kënga e shënon lansimin e parë të pop këngëtares, prej përfundimit të kujdestarisë ligjore ndaj saj që zgjati për 13 vjet.

Image

Muajin e kaluar, portali “Page Six” raportoi se Spears e ka shoqëruar këngëtarin dhe kompozitorin britanik në studion muzikore në Beverly Hills, për ta incizuar këngën e cila ishte pjesë e albumit të vitit 1971, “Madman Across The Water”. Version i ri i këtij projekti vjen i realizuar nga producenti, Andrew Watt, i cili në të kaluarën ka bashkëpunuar me yjet të njohur të muzikës si, Miley Cyrus, Rita Ora, Justin Bieber, Camila Cabello dhe të tjerë.

Adhuruesit e Britneyt nuk do të duhet të presin shumë gjatë për ta dëgjuar idhullin e tyre duke kënduar, pasi burime të afërta kanë bërë të ditur se version i ri i këngës “Tiny Dancer”, pritet të publikohet në muajin gusht nga studioja “Universal Music”.

Edhe Britney Spears me falënderim publik për Elton Johnin Showbiz Britney Spears me falënderim publik për Elton Johnin

Duket se ishte ideja e Elton Johnit për ta realizuar këtë bashkëpunim, që po konsiderohet një mundësi ideale e Britneyt për ta rigjallëruar karrierën e saj muzikore.

Pas këngës “Hold Me Closer”, shtohet kureshtja për ta parë se cili do të jetë projekti i radhës i Spearsit, nëse do të jetë këngë solo apo sërish një bashkëpunim me ndonjërën prej këngëtareve të ftuara në dasmën e saj, si Selena Gomez apo Madonna.