Këngëtarja amerikane, Britney Spears, besohet se është duke punuar në një album me duete, pas suksesit të këngës së saj me Sir Elton Johnin, “Hold Me Closer”.
Thuhet se ylli i hitit “Toxic” është duke e konsideruar bashkëpunimin me këngëtarë të tillë si, Dua Lipa, Ariana Grande dhe Sam Smith, të cilët publikisht kanë thënë se janë adhurues të superyllit të muzikës pop.
Këngëtarja 41-vjeçare nuk ka lansuar album nga viti 2016, por gazeta “The Sun” ka raportuar që për faktin se Spears nuk ka në plan të promovojë muzikë të re përmes ndonjë turne, një album me duete është mundësia më e mirë dhe përshtatshme për të që të lidhet me adhuruesit.
“Britney nuk do të dalë në skenë për të promovuar ndonjë projekt aktual, kështu që një album me duete është mënyra më e mirë për të shmangur nevojën për të bërë koncerte promovuese, ndërkohë që këngët e saj të reja ende do të transmetoheshin nëpër botë. Asaj i pëlqen shumë të lansojë muzikë, kështu që kjo është një mundësi e mirë për të qenë pjesë e skenë së muzikës, dhe gjithashtu të ketë kohë të mjaftueshme për të kuptuar se si dëshiron ta vazhdojë karrierën e saj”, deklaroi një burim i afërt.
Zëdhënësit e Spearsit janë kontaktuar për ta konfirmuar lajmin e realizimit të një albumi me bashkëpunime, po rata nuk kanë pranuar të flasin për mediat.
Edhe
Britney Spears me falënderim publik për Elton Johnin
Albumi i nëntë i incizuar në studio dhe i fundit i lansuar nga këngëtarja, “Glory”, debutoi në vendin e tretë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”.
Si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, Britney Spears i realizoi gjithsej 10 turne midis viteve 1999 dhe 2018, gjatë kohës sa babai i saj ishte i angazhuar si kujdestar i saj ligjorë. Ajo madje i realizoi disa koncerte të suksesshme në Las Vegas nga viti 2013 deri më 2017, nga të cilat i arkëtoi më shumë se 138 milionë dollarë.