Pasi që në qershor e ndërpreu lidhjen disavjeçare me modelen ruse Irina Shayk, aktori Bradley Cooper ka vendosur të qëndrojë jashtë vëmendjes së publikut dhe t'i kushtohet vetes për t’u shoqëruar me vajzën e tij dy vjeçare Lea. Këtë fundjavë ai u pa duke u argëtuar me të në parkun më të famshëm argëtues në botë - Disneyland.
Babai dhe e bija u fotografuan duke i shijuar udhëtimet me karusel, ndërsa Bradley 44 vjeç, nuk e hoqi asnjëherë buzëqeshjen nga fytyra e tij. Fotografitë gjithashtu tregojnë se aktori ka vendosur ta ndryshojë imazhin e tij, shkruan KOHA Ditore. Ai ka lëshuar mustaqe dhe e zgjodhi një pamje pak më të përditshme sesa e kishte më parë. Si duket pas disa muajve të bujshme, për të ka qenë i mirë se ardhur pushimi në shoqërinë e preferuar të vajzës së tij.

T’ju rikujtojmë, pas katër vitesh, ai e ndërpreu lidhjen e tij me Irina, pas së cilës ata u bënë objekt i shkrimeve të shumta mediatike. Ka shumë spekulime për arsyen e ndarjes dhe të gjitha filluan me dyshimet për tradhtinë e aktorit, për shkak të marrëdhënies së tij intime me këngëtaren dhe aktoren 33-vjeçare Lady Gaga. Ish-çifti megjithatë është ndarë në marrëdhënie korrekte, ndërsa së fundmi ata gjithashtu u dakorduan për kujdestarinë e Leas së tyre të vogël.