Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brad Pitt në lidhje me një zvicerane

Brad Pitt ka një interes të ri romantik për Ines de Ramon.

Një burim i afërt me 32-vjeçare zvicerane ka thënë për revistën “People” se ajo dhe Pitt, 58 vjeç, "janë lidhur për disa muaj".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

De Ramon, i cila punon për markën e bizhuterive Anita Ko, u fotografua së bashku me aktorin fitues të “Oscarit” të dielën në Teatrin Orpheum në Los Anxhelos, ku morën pjesë në një koncert.

Sipas burimit, "Brad është me të vërtetë i dashuruar" me de Ramon, e cila u nda nga bashkëshorti i saj, ylli i "Vampire Diaries", Paul Wesley, në fillim të këtij viti.

"Ata u njohën përmes një shoqeje të përbashkët. Ajo është shumë e bukur", ka thënë burimi.

Image
Brad Pitt Ines de Ramon

Ndërkaq, një burim i afërt me Pitt konfirmoi për “People” se të dy "kohët e fundit filluan të takoheshin", por shton se kjo “nuk është një marrëdhënie ekskluzive".

"Ines është e lezetshme, argëtuese dhe energjike. Ajo ka një personalitet të mrekullueshëm. Brad-it i pëlqen të kalojë kohë me të", ka thënë burimi.

Pitt dhe de Ramon u fotografuan të dielën së bashku me çiftin e martuar Cindy Craëford dhe Rande Gerber në prapaskenë të shfaqjes.