Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brad Pitt dhe Ines de Ramon të lumtur së bashku

Brad Pitt nuk mund të ishte më i lumtur sesa që është, me të dashurën e tij, Ines de Ramon, thonë burimet.

Aktori 60-vjeçar dhe e dashura e tij 34-vjeçare janë duke jetuar së bashku në California, derisa burimet thonë se ky hap erdhi natyrshëm në lidhjen e tyre.

Image
Brad Pitt dhe Ines de Ramon

“Ata po kalojnë shumë kohë së bashku dhe ka kuptim ftesa Brad Pittit që Ines të shpërngulet të jetojë me të. Brad është shumë i lumtur që po shpenzon kohë me të. Jetesa së bashku është shumë natyrale për lidhjen e tyre”, ka thënë ky burim.

Çifti është parë së bashku në nëntor të vitit 2022, derisa atëherë burimet thoshin se atë veçse ishin në lidhje për muaj të tërë.

Ata që e njohin Ines de Ramon e kanë përshkruar atë si njeri të dashur dhe shumë special.

“Me Inesin, ai ka rigjetur shkëlqimin sërish. Është e mrekullueshme t’i shohësh bashkë. Brad është njeri shumë i mirë. Ai e meriton të jetë i lumtur”, ka shtuar ky burim.

Artikuj të ngjashëm