Aktori i njohur i Hollywoodit, Brad Pitt, ka festuar ditëlindjen e tij të 60-t gjatë së hënës.
E dashura e tij e re, Ines de Ramon i mbushi 34 vjet një ditë pas tij, të martën.
Çifti u fotografuan bashkë të martën në restorantin “Mother Wolf” në Los Angeles, raporton People.
Shumë të afërm të tyre u panë duke shkuar në ndejë me plot dhurata.
Një ndër ta u pa duke mbajtur një fotografi të Inesit dhe Bradit, ku shihen duke bërë fytyra qesharake.
Brad u pa duke mbajtur një pikturë ku shiheshin dy ujq.
Edhe
Brad Pitt feston ditëlindjen me të dashurën Ines de Ramon
Revista People kishte mësuar se Brad kishte bërë “plane të thjeshta” për festimin e ditëlindjes gjatë tërë javës bashkë me të dashurën dhe shokët.
Aktori dhe disenjatorja e stolive u shfaqën për herë të parë në publik në nëntor të vitit 2022, ku u fotografuan në një koncert ne Los Angeles. Në atë kohë një burim i pati thënë People se çifti ishin duke dalë bashkë që disa muaj.
{gallery}