Pamjet e para për filmin “Blue Beetle” janë publikuar më herët se që ishte parashikuar. Trileri e sjell aktorin Xolo Maridueña në rolin kryesor, Jaime Reyes, një i ri i papunësuar me një familje të madhe, anëtarët e së cilës janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Por dinamikat në jetën e Jaimes ndryshojnë kur një ditë, shoqja e tij e fëmijërisë, Penny, rolin e së cilës e luan aktorja Bruna Marquezine, i jep atij një pako misterioze dhe i lutet që të mos e hapë por edhe ta mbrojë me jetën e tij.
Për shkak se ky është një film me super hero, Jaime natyrisht e hap paketën, duke zbuluar një artefakt jashtëtokësor brenda saj. Objekti, i njohur si ‘Scarab’, lidhet me trupin e Jaimen, duke e mbuluar atë me një kostum i cili duket si një insekt i kaltër, dhe njëkohësisht duke e pajisur me super-fuqi fluturimi, armë energjie dhe manipulim të materies.
Bazuar në trailerin e sapolansuar, filmi “Blue Beetle” duket argëtues dhe pak më ndryshe nga projektet e kaluara me superheronj, marrë parasysh edhe përbërjen e kastës së aktorëve që janë kryesisht latino-amerikan.
“Blue Beetle” lansohet nëpër kinema më 18 gusht 2023.