Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Blake Shelton thotë se Adam Levine ia ka borxh një performancë në dasmën e tij

Blake Shelton ka thënë se Adam Levine “ia ka borxh” atij një performancë me grupin Maroon 5, në ditën e dasmës së tij.

Ylli 44-vjeçar tha se dëshiron që Adam dhe grupi i tij të performojnë në martesën që së shpejti do të ndodhë. Ai martohet me Gwen Stefani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blake ka bërë shaka derisa ka komentuar kërkesën e Miley Cyrus kur ajo e kishte pyetur Gwenin nëse mund të këndonte në dasmën e saj.

Duke folur për Mileyn, Blake i tha revistës People se: “Miley është një nga këngëtaret më të talentuara që kam takuar. Nuk e di se çfarë do të bëjmë, por ende them se Adam më ka borxh një performancë të plotë me Maroon 5. Do të doja më shumë që Mileyn ta kisha të ftuar vetëm si person”.