Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gwen Stefani e Blake Shelton gati për ta kurorëzuar me martesë lidhjen 6-vjeçare

Këngëtarët Gwen Stefani dhe Blake Shelton raportohet se po bëhen gati që të martohen, pas gati gjashtë vjetësh lidhjeje.

Këngëtarja 51-vjeçare dhe 46-vjeçari, yll i muzikës country, kanë bërë kërkesë për martesë në Oklahoma. Kjo kërkesë do të thotë se çifti do të martohet shumë shpejt, pasi leja për martesë është e ligjshme vetëm për 10 ditë.

Sipas burimeve, ata po planifikojnë të martohen në ditët e para të korrikut në fermën që kanë në Oklahoma. Këto burime kanë thënë se gjatë javëve të fundit dyshja ka aranzhuar gjërat për martesë, ani pse janë duke e mbajtur mendjen te moti në rast se nuk është i mirë.

Nëse moti është i mirë, Gwen pritet të ecë me vello në një kishë të vogël që gjendet brenda pronës së tyre.

Fëmijët e Gwen tashmë janë në Oklahoma dhe gati për ceremoninë e martesës së nënës.

Edhe Martohen Stefani e Shelton Showbiz Martohen Stefani e Shelton

Krejt familja është nisur më 25 qershor nga Los Angelesi, kur Blake përfundoi sezonin e garës “The Voice”.

Në vend të ceremonisë së madhe çifti ka vendosur për një tubim të vogël me familjen dhe miqtë e ngushtë për shkak të sigurisë nga pandemia e koronavirusit.