Këngëtarët e njohur Gwen Stefani dhe Blake Shelton i kanë dhënë fund beqarisë, me martësë në një ceremoni të vogël gjatë fundjavës, kanë raportuar mediat në Amerikë, pasi vetë Stefani publikoi fotot e martesës.
Këngëtarja 51-vjeçare dhe 46-vjeçari, yll i muzikës country, ditë më parë u raportua se kanë bërë kërkesë për martesë në Oklahoma.
Në vend të ceremonisë së madhe çifti ka vendosur për një tubim të vogël me familjen dhe miqtë e ngushtë për shkak të sigurisë nga pandemia e koronavirusit.
Stefani e Shelton janë bashkë nga viti 2015 kur të dy u takuan si trajnerë në “The Voice”.
Çifti njoftoi për fejesë në tetor të vitit të shkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Gwen Stefani e Blake Shelton gati për ta kurorëzuar me martesë lidhjen 6-vjeçare
-
Gwen Stefani e Blake Sheltoni do të martohen këtë verë
-
Pas pesë vitesh lidhje, Gwen Stefani fejohet me këngëtarin e njohur Shelton
-
Gwen Stefani zbulon sekretin e martesës së lumtur me Blake Sheltonin
-
Gwen Stefani hedh poshtë thashethemet për divorc