Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gwen Stefani e Blake Sheltoni do të martohen këtë verë

Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë fejuar në tetor të vitit 2020 pas afro pesë vjetësh në lidhje, ndërkohë që çifti i famshëm kanë planifikuar që në fund të kësaj vere të kurorëzojnë dashurinë edhe me martesë.

Dy muzikantët e famshëm amerikanë, thuhet se e kanë shtyrë deri më tani ceremoninë e martesës në pritje që të lehtësohen masat anti-COVID, ashtu që të mund të ftojnë në dasmën e tyre njerëzit që duan.

“Prej që janë fejuar, ata të dy kanë përsëritur që nuk duan të bëjnë dasmë derisa kjo të jetë e sigurt për familjarët dhe miqtë që do ta ndjekin atë. Gweni ka thënë edhe më parë që ajo mezi po pret të martohet. Ajo ishte mërzitur shumë në fillim të këtij viti për shkak se masat kundër koronavirusit veç po shtoheshin kështu që kishte nisur të planifikonte gjithçka për në pranverë”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

Sipas burimit, fëmijët e saj, Kingston, Zuma dhe Apollo, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin Gavin Rossdale, do të jenë të përfshirë në ceremoninë e dasmës.

Ndërkohë, këngëtarja e hitit “Hollaback Girl” kishte deklaruar më parë, se ajo dhe Blake duan që dasma e tyre të jetë sa më e thjeshtë.