Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Blake Lively për muaj të tërë fshihet nga sytë e publikut

Pasi që këtë verë lindi, aktorja Blake Lively nuk u shfaq në publik për muaj të tërë pas lindjes, dhe askush nuk e pati mundësinë të shikonte se si dukej ajo pas shtatzënisë dhe lindjes.

Ajo lindi një vajzë, emri i së cilës nuk dihet ende për publikun, ndërsa pas lindjes nuk ka postuar foto në mediat sociale.

Aktorja më në fund postoi fotografi nga Muzeu i Akulloreve në New York, në të cilin vajza e saj e festoi ditëlindjen e pestë, shkruan KOHA Ditore.

“Tani e kuptoj se pse të gjithë bërtasin”, – shkroi Blake poshtë njoftimit, duke theksuar se shumë shpejt u kthye në formë pas lindjes.

Përndryshe, Blake edhe lindi në fshehtësi, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds e kanë fshehur faktin se u ka lindur fëmija i tretë. Aktorja deklaroi disa vite më parë për mediat e huaja se e dëshiron një familje të madhe dhe se dëshiron t’i ketë madje dhjetë fëmijë.

Edhe Lively dhe Reynolds prindër për herë të katërt Showbiz Lively dhe Reynolds prindër për herë të katërt

“Bashkëshorti im e kishte një edukatë të mirë dhe normale dhe ne duam që fëmijët tanë ta kenë të njëjtën jetë siç e kemi pasur ne. Asnjëherë nuk do t'u mohonim atyre diçka, kjo do të ishte vërtetë egoiste”, - tha ajo në atë kohë.

Në vitin 2014, Blake dhe Ryan u lindi vajza James ndërsa në vitin 2016 u lindi Ines.