Grupi i njohur i muzikës K-Pop, “BLACKPINK”, u rikthye zyrtarisht me lansimin e videoprojektit të ri muzikor.
Kënga e titulluar “Ready for Love” u publikua të premten dhe u mirëprit nga adhuruesit e katër anëtareve të bendit, Lisa, Jisoo, Jennie dhe Rosé, raporton portali “Billboard”.
Për herë të parë, kënga u prezantua në kuadër të koncertit të tyre të fundit, “THE VIRTUAL”, ku përmes versioneve virtuale të formave të tyre njerëzore i performuan disa prej hiteve të vjetra, por edhe projektet e reja muzikore.
Edhe klipi i këngës “Ready For Love” vjen i realizuar në të njëjtën formë, përmes videolojës PUB-G Mobile. Kështu, vajzat e grupit nga Korea Jugore e shënojnë rikthimin në skenë pas një pauze të shkurtër.
Më 5 korrik të këtij viti, studioja incizuese “YG Entertainment” e publikoi një deklaratë për media, përmes së cilës njoftoi se “BLACKPINK” është në fazat finale të incizimit të albumit të ri.
Këngët e reja të yjeve të muzikës K-Pop do të fillojnë të publikohen gjatë muajit gusht, së bashku me një projekt tjetër të madh i cili do të zgjasë deri në gjysmën e dytë të vitit.