Showbiz

Black Sabbath mbledh më shumë se 190 milionë dollarë për bamirësi

Ozzy Osbourne

Ozzy Osbourne

Foto: Associated Press

Shuma e mbledhur nga biletat e koncertit të fundit të grupit legjendar Black Sabbath do të ju ndihmojë tri organizatave bamirëse

Përveç që kanë bërë një koncert historik për performancën e tyre të fundit, Black Sabbath e Ozzy Osbourne, kanë arritur të mbledhin të ardhura të konsiderueshme për ndihma humanitare.

Rolling Stone ka raportuar se Tom Morello, drejtori i koncertit që u quajt “Back to the Beginning”, ka thënë se kjo ngjarje arriti të mbledhë 200 milionë dollarë për tri organizata bamirëse.

“Jo vetëm që kemi arritur të krijojmë ditën më të madhe në historinë e muzikës heavy metal, por kemi mbledhur shumë para për një kauzë shumë të rëndësishme dhe shumë muzikantë, bende, e adhurues në mbarë botën nderuan më të mirët e të gjitha kohërave”, ka shkruar Morello në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

 

Postimi i Tom Morellos

The Guardian ka shkruar se në këtë koncert ishin të pranishëm 40 mijë adhurues, ndërkohë që 5.8 milionë njerëz po e ndiqnin transmetimin online.

BBC ka raportuar se organizatat që do të përfitojnë nga fondet e mbledhura janë: “Cure Parkinson’s”, “Brimingham Children’s Hospital” dhe “Acorn Children’s Hospice”.

Ndërkohë që këto organizata ende nuk i kanë pranuar paratë, secila prej tyre është njoftuar për të fondet që do t’i marrin dhe tashmë kanë nisur ta falënderojnë të ashtuquajturin Princin e Errësirës (Ozzy Osbourne).

“Është një surprizë e jashtëzakonshme dhe jemi shumë të lumtur”, i ka thënë BBC-së, Sheeba Ali, menaxher i fondeve bamirëse në Brimingham Children’s Hospital.