Disenjatorja e famshme, Blerina Kllokoqi Rugova ka shënuar 10 vjetorin e karrierës së saj.
40 modele kanë prezantuar kreacionet e disenjatores Blerina Kllokoqi Rugova përmes një sfilate të mbajtur në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, raporton express në KTV.
Ambienti i rrethuar kishte marrë një pamje shumë ngjyrës nga reflektorët e shumtë ndërsa muzika popullore shqiptare po jehonte nga këngëtarja, Nezafete Shala, e cila bashkë me grupin po përkujdeseshin për të ftuarit e shumtë që në hyrje i priste tepihu i kuq.
Artikuj të ngjashëm
-
Bebe Rexha bashkëpunon me disenjatore dhe grimere shqiptare
-
Ditëlindja e 86-të e Nexhmije Pagarushës shënohet me një koncert
-
“Reflections” në një botë tjetër përjetimesh
-
Parregullsi në financimin e sfilatës së Blerina Kllokoqi- Rugovës nga ministria e Kulturës
-
Disenjatori që thur mesazhe nëpërmjet veshjeve