Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Disenjatori që thur mesazhe nëpërmjet veshjeve

Nexhmije Pagarusha dhe fjala muzë, shpesh përfundojnë në një fjali. Të shumtë janë ata që janë inspiruar prej saj. Këngët e pavdekshme dëgjohen në versione të përpunuara. E nami i saj vazhdon të frymëzojë gjenerata të tëra krijuesish.

Ditëlindja e 85-të e Pagarushës u bë shkak që shumëkush të kujtohet ta nderojë këngëtaren që njihet si Bilbili i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Të ndryshme janë nderimet që vazhdojnë t’i bëhen.

Presidenti amerikan e nderoi për “angazhimin e saj jetësor në ndërtimin e një kombi të fortë nëpërmjet shërbimit vullnetar” tek i ndau çmim për arritje jetësore nga Korporata për Shërbim Nacional e Komunitete dhe Zyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimin e mori në Tiranë, për ditëlindje. Këngë e fotografi me zonjën e madhe u shpërndanë gjithandej nëpër rrjete sociale ditën e 7 majit, kur u festua gjithandej për lindjen e një zëri të paharrueshëm.

Një disenjatori iu kujtua që ta nderojë ndryshe Pagarushën. Etnik Shala ka krijuar një koleksion veshjesh, për të cilat inspirimin e ka gjetur bash tek këngëtarja. E ka titulluar “Muzë” apo “Muze”. Të dyja opsionet i shkojnë për shtat jetës së saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm