Ministria e Kulturës ka mbështetur sfilatën e modës “Koleksioni Dardania” të organizuar në verën e vitit 2017 në vlerë prej 6 000 euro.
Sfilata “Koleksioni Dardania” është mbajtur nga Blerina Kllokoqi- Rugova, e cila është bashkëshortja e Mendimit, djalit të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Kjo sfilatë mode është mbështetur nga MKRS me arsyetimin se “projekti ka rëndësi për promovimin kulturor të vendit”, raporton kallxo.com.
Në kohën kur është mbajtur sfilata e Kllokoqi-Rugovës, Ministrinë e Kulturës e drejtonte Lidhja Demokratike e Kosovës, themelues i të cilës është vjehrri i saj i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në atë kohë drejtohej nga Kujtim Shala, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.
Edhe
Projekti prej 121 mijë eurosh “që MKRS-ja nuk e ka shqyrtuar e pranuar përmes komisionit”
Zyra Kombëtare e Auditimit ka raportuar se MKRS kishte mbështetur projektin “Koleksioni Dardania” në vlerë 6,000€ në mungesë të planit dhe arsyeshmërisë së projektit dhe se aktiviteti i realizuar kishte karakter biznesi.
-
Pas dy dështimeve, Ministria e Kulturës synon restaurimin e Rezidencës së Rugovës me 150 mijë euro
-
Ukë Rugova dhe të tjerët lirohen nga akuza për krim të organizuar, dënohen për armëmbajtje pa leje
-
Në 32-vjetorin e themelimit të LDK-së, hapet ekspozita me fotografi të Rugovës
-
Dumoshi prezanton programin e LDK-së për kulturën