Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Biondja fatale e panjohshme dhe nuk ftohet për "Top Gun" e ri

Kanë kaluar 33 vjet që nga filmi i parë i cili e shndërroi Tom Cruisein (57 vjeç) në yll të madh filmik. Bëhet fjalë për “Top Gun”, ndërsa merita për sukses të madh të këtij blockbusteri me siguri që kishte edhe partnerja e tij, aktorja Kelly McGillis, tani 62 vjeç. Ajo e josh Maverickun, të cilin e luan Cruise, dhe bëhet seks simbol. Gjatë viteve ’80 ajo mahniste me aktrim dhe pamje atraktive, ndërsa sot, siç e pranon edhe vetë, duket e lënë pas dore. Ajo nuk u kontaktua për nevojat e filmit të ri “Top Gun’, të cilin do ta shohim në kinema vitin e ardhshëm.

Derisa për jetën e Tom Cruise dihet pothuajse gjithçka, Kelly në ndërkohë ka përjetuar drama të mëdha të jetës, por biografia e saj ka mbetur nën hijen e mega-yllit Tom Cruise.

Image

Ajo mbërriti në setin e 'Top Gun' menjëherë pasi me aktorin Harrison Ford, 77 vjeç, e luajti një rol të spikatur në filmin 'Witness'. Për shkak të dashurisë së saj për aktrimin, Kelly e braktisi më herët shkollën e mesme dhe shkoi në konservatorin e aktrimit Juilliard në Santa Monica, shkruan KOHA Ditore. Që të shkollohej, ajo punoi punë të ndryshme dhe luajti role mbështetëse në filma të ndryshëm, gjë që me kohë e çuan në seri televizive.

Megjithatë, drama e saj e vërtetë e jetës u zhvillua larg ekraneve të mëdha dhe dritave skenike. Kelly McGillis për 30 vjet është duke e luftuar depresionin dhe PTSD-në si rezultat i dhunimit dhe sulmeve.

Në moshën 22-vjeçare dy meshkuj iu futën në banesë dhe duke e kërcënuar me thikë e tërhoqën në dhomën e gjumit.

Image

“Ata ndërroheshin mbi mua dhe thoshin se do të më rrihnin derisa të vdisja. Me të vërtetë kam menduar se do të vdisja dhe u mbylla, u dorëzova”, – tha ajo më vonë për traumën e saj.

Edhe Tom Cruise kthehet pas 33 vjetësh si aviator në "Top Gun: Maverick" Showbiz Tom Cruise kthehet pas 33 vjetësh si aviator në "Top Gun: Maverick"

Pas kësaj, Kelly u sëmur nga depresioni dhe nuk ishte në gjendje më kurrë të krijonte marrëdhënie normale me ndonjë mashkull. Vetëshkatërrimi i saj e çoi në rrugën e drogës me të cilën luftoi një kohë të gjatë. Ajo më në fund arriti t’i kapërcente vitet e pikëllimit me anë të rehabilitimit dhe psikoterapisë dhe dukej se e gjeti paqen në vitin 2009.

Edhe pse dukej se e kishte kaluar historinë e dhunshme, ajo përjetoi përsëri traumë në vitin 2016 kur një person hyri me dhunë në shtëpinë e saj. Asaj nuk i bëri asgjë, por plagët e vjetra u hapën, ndërsa Kelly pranoi se e kishin dhunuar tre meshkuj edhe kur ishte vetëm 12 vjeç – gjë që e kishte fshehur deri atëherë. Ajo vendosi ta merrte kontrollin në duart e saj dhe u pajis me leje për armë. Sot ajo nuk shkon askund pa të. Për mosmarrjen e ftesës për filmin e ri "Top Gun" ajo fajëson plakjen dhe mbipeshën.