Billie Eilish dhe vëllai i saj, muzikanti Finneas kanë mbështetur Kamala Harris dhe Tim Walz për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Muzikantët fitues të çmimit “Oscar” postuan një fotografi në Instagram të martën - Ditën Kombëtare të Regjistrimit të Votuesve, duke u kërkuar ndjekësve të tyre të regjistroheshin për të votuar dhe duke deklaruar arsyet e tyre se përse po mbështesin kandidatët Harris-Walz, raporton Rolling Stone.
"Ne po votojmë për Kamala Harris dhe Tim Walz sepse ata po luftojnë për të mbrojtur lirinë tonë riprodhuese, planetin tonë dhe demokracinë tonë”, thotë Eilish në klip.
"Ne nuk mund të lejojmë që ekstremistët të kontrollojnë jetën tonë, liritë dhe të ardhmen tonë," shton Finneas.
"E vetmja mënyrë për t'i ndaluar ata dhe agjendën e rrezikshme të Projektit 2025 është votimi dhe zgjedhja e Kamala Harris”, thotë më tej artisti.
Eilish ka qenë e zëshme kundër fushatës dhe presidencës së Donald Trump që kur ajo ishte ligjërisht në gjendje të votonte.
Në vitin 2020, në moshën 18-vjeçare, Eilish ishte muzikantja më e re që performoi në Konventën Kombëtare Demokratike, ku foli me këmbëngulje kundër rrezikut që besonte se Trump i sillte kombit.
LEXO EDHE: