Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bieber dhe Sheeran, të premten publikojnë bashkëpunimin

Justin Bieber dhe Ed Sheeran po bashkëpunojnë për të sjellë një këngë të re së bashku.

Dyshja e famshme njoftoi bashkëpunimin në mediat sociale.

“I don't care” do publikohet të premten dhe kënga mezi po pritet nga fansat.

Në një video Ed Sheeran i tregon fansave pak sekonda nga kënga. Gjithashtu publikoi edhe një pjesë të tekstit të këngës në Instagram, shkruan oranews.

Ed dhe Justin sollën hitin e tyre të parë së bashku “Love Yourself”, në vitin 2015.

Edhe Justin dhe Hailey Bieber shfaqen bashkë pas thashethemeve për krizë martesore Showbiz Justin dhe Hailey Bieber shfaqen bashkë pas thashethemeve për krizë martesore

Lajmet për bashkëpunimin vijnë pasi Bieber u shfaq në performancën e Ariana Grandes në Coachella muajin e kaluar dhe la të nënkuptohet se do sjellë muzikë të re.

“Një album do vijë së shpejti”, i tha Justini fansave, pasi këndoi hitin “Sorry” me Ariana Granden.