Showbiz

Së shpejti lansohet bashkëpunimi i yjeve Camila Cabello dhe Ed Sheeran

Camila Cabello dhe Ed Sheeran po bëhen gati ta lansojnë bashkëpunimin e radhës.

Ylli i hitit “Senorita” e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ti informuar fansat me hollësitë rreth këngës së saj të ardhshme, “Bam Bam”, e cila vjen në bashkëpunim me kantautorin e famshëm britanik, Ed Sheeran.

Kënga lansohet më 4 mars një ditë para ditëlindjes së 25-të të Cabellos.

“Bam Bam lansohet më 4 mars në bashkëpunim me Ed Sheeranin, një prej njerëzve dhe artistëve të mi të preferuar. Po ashtu, një ditë më herët e kam ditëlindjen kështu që do të jetë festë e dyfishtë” shkruhej në postimin e këngëtares.

“Bam Bam” është kënga e re e Camilas e cila vjen pas hiteve, “Don’t Go Yet” dhe “Oh Na Na”, të cilat janë pjesë e albumit të saj të tretë si solo këngëtare të titulluar, “Familia”. Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit të këtij incizimi por fansat po e presin me padurim.

Cabello në të kaluarën ka bashkëpunuar me Sheeran në këngën e tij të vitit 2019, “South of the Border”, në të cilën përfshihej edhe rep artistja e njohur amerikane, Cardi B. Kjo dyshe e njohur e muzikës po ashtu e ka bashkëshkruar këngën “The Boy”.

Camila dhe Ed e gëzojnë një karrierë të suksesshme anembanë botës, dhe shquhen për talentin e veçantë në muzikë dhe personalitetin e tyre pozitiv dhe të shoqërueshëm.