Beyonce ka udhëtuar në qytetin e saj të lindjes për t'u takuar me të prekurit nga stuhia shkatërruese.
Këngëtarja 36-vjeçare arriti sot në Houston, ku takoj viktimat e Uraganit Harvey në Kishën Metodiste të Shën Joanit, një kishë ku ajo shkonte si fëmijë. Të pranishmit kanë qenë duke postuar detaje rreth vizitës së Bey në media sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërdoruesi i Twitter @TheDailyBey ishte atje dhe i tregon E! News, se Beyonce dhe ekipi i saj BEYGOOD duke përfshirë nënën e saj, Blue Ivy, dhe Michelle Williams kanë vizituar Houston sot për të siguruar ushqim dhe strehim për viktimat e Uragani Harvey.
Beyonce ishte shumë emocionale, sidomos gjatë fjalimit të saj. Ajo derdhi lot. Nëna e saj qëndronte pranë saj dhe dukej e lumtur që ishin atje për të ndihmuar.
Pastori i kishës deklaroi se Beyonce bëri një "donacion të rëndësishëm" përpara se të arrinte. Ajo dhe e ëma i folën viktimave. Beyoncé diskutoi për rëndësinë e kësaj kishe të veçantë për të, sepse ajo është kisha që ajo dhe familja e saj ndoqën gjatë fëmijërisë së saj.