Fondacioni i Beyonces “BeyGOOD”, Adidasi dhe organizata “Bread of Life” janë bashkuar për të ndihmuar banorët e Teksasit të cilët ndodhen në kushte të rënda si pasojë e stuhisë dimërore që ka goditur këtë pjesë të SHBA-së.
Banorët e Teksasit dhe të gjithë ata që janë prekur nga stuhia mund të aplikojnë për të përdorur këtë ndihmë në vlerë deri në 1000 dollarë, shkruan People.
“Lutemi për ata që janë prekur nga kjo stuhi”, është thënë në një deklarim në Twitter nga fondacioni i këngëtares amerikane Beyonce, “BeyGOOD”.
Stuhia dimërore që ka goditur Teksasin ka lënë pa energji elektrike dhe ngrohje miliona banorë të këtij vendi.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani të paktën 47 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë. Banorët e prekur po vuajnë po ashtu nga mungesa e ushqimit dhe ujit.
Visit @BreadoflifeH for more information on assistance.
— BeyGOOD (@BeyGood) February 19, 2021
We send our prayers to those impacted by the winter storm. pic.twitter.com/Tqpf7kxmij
-
Kelly Rowland ndihmon banorët e Teksasit të prekur nga kriza e fundit natyrore
-
Shkon në mbi 100 persona numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas
-
Shakira dhuron të ardhurat e koncertit për viktimat e përmbytjeve në Teksas
-
11 të vdekur e disa të zhdukur pas përmbytjeve në SHBA
-
Beyoncé dhuron 2.5 milionë dollarë pas zjarreve në Los Angeles