Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce e falënderon publikisht dukeshën Meghan Markle për guximin e saj

Beyonce ia ka dërguar një mesazh mbështetës Dukeshës së Sussexit, pas intervistës intime me prezantuesen Oprah Winfrey, e cila bëri bujë në mediat anembanë botës.

Këngëtarja 39-vjeçare e cila ishte takuar me çiftin e familjes mbretërore, Harry dhe Meghan, në korrik të vitit 2019 në premierën londineze të filmit “The Lion King”, e ka shfrytëzuar uebfaqen e saj për ta përkrahur ish aktoren e serialit “Suits”, e cila në intervistën ekskluzive të transmetuar në kanalin “CBS”, ndër të tjera e kishte pranuar se pas bërjes pjesë së familjes mbretërore, kishte filluar të mendoj t’ia marrë vetes jetën.

“Faleminderit Meghan për guximin dhe aftësitë tua si udhëheqëse. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ti”, kishte shkruar Beyonce në mesazhin e postuar në uebfaqen e saj zyrtare.

Ylli i muzikës i shumë shpërblyer dhe bashkëshorti i saj, reperi dhe producenti Jay Z, ishin takuar me Dukën dhe Dukeshën e Sussexit në Londër, dhe atëkohë Beyonce ishte komentuar për thyerjen e traditave mbretërore, duke e përqafuar Meghanin në këtë premierë.

{gallery}

Pallati Buckingham të martën e publikoi një deklaratë për media, përmes së cilës bënë të ditur se Mbretëresha dhe anëtarët tjerë të familjes mbretërore po i marrin seriozisht deklaratat e dukeshës Markle, të cilat i bëri në intervistën ekskluzive me Oprah Winfrey.

“E tërë familja është pikëlluar me ta kuptuar se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harryn dhe Meghanin. Çështjet e ngritura në këtë intervistë, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Teksa disa gjëra mund të jenë kuptuar apo transmetuar ndryshe, megjithëkëtë ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen privatisht nga Pallati Mbretëror. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë përgjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”.

Edhe Takime urgjente në familjen mbretërore pas intervistës së çiftit Harry dhe Meghan Showbiz Takime urgjente në familjen mbretërore pas intervistës së çiftit Harry dhe Meghan

Gjatë bisedës intime, emocionale por edhe bombastike, Maghan e cila është anëtarja e parë e racës së përzier në familjen mbretërore, shokoi me deklaratën se Harry ishte pyetur nga një anëtarë i familjes rreth faktit se sa e errët mund të jetë lëkura e fëmijës së tyre, Archie.

Gjatë intervistës, Princi Harry po ashtu zbuloi se është ndier gjithmonë i ngujuar nga jeta si anëtarë i familjes mbretërore. Sidoqoftë, ai nuk mendon se do të provonte të shkëputet nga ajo jetë, po të mos inkurajohej nga gruaja e tij.

“Unë isha i ngujuar dhe nuk shihja rrugëdalje. Isha i ngujuar nga ajo jetë, dhe nuk isha në dijeni për këtë”, ka deklaruar Princi Harry.