Princi Harry është vazhdimisht i shqetësuar se bashkëshortja, Meghan Markle, do të vdesë si nëna e tij, Princesha Diana. Të paktën kështu ka deklaruar Angela Levin, e cila e intervistoi Harryn për librin biografik të vitit 2018, “Harry: Conversations with the Prince”.
Ajo deklaron se e ka vënë re këtë ankth të princit të Anglisë gjatë dokumentarit për shëndetin mendor, “The Me You Can’t See”, i realizuar nga platforma “AppleTV+”. Levin po e rekomandon Dukën e Sussexit që të largohet përgjithmonë nga qendra e vëmendjes, dhe të punojë në përmirësimin e jetës së tij.
“Sa e tmerrshme nëse Harry vazhdimisht mendon se do të humbasë Meghanin, ashtu sikur e humbi të ëmën, Diana, dhe për këtë e fajëson racizmin. Përveç kësaj nuk mund ta heqë qafe kërcënimin e gruas së tij për të kryer vetëvrasje. Jeta e princit tingëllon shumë e rëndë për t’u përballuar dhe ai duhet të heqë dorë nga të qenit një person i famshëm i zgjuar dhe që provon t’i këshillojë të tjerët”, kishte deklaruar Levin përmes një postimi në Twitter.
How dreadful if Harry constantly thinks that he will lose Meghan like he did Diana and blames racism. Plus can't get rid of M's threat to commit suicide. His life sounds too much for him and he should back away from being a woke lecturing celebrity.
— Angela Levin (@angelalevin1) May 24, 2021
Komentet e autores së biografisë për familjen mbretërore, vijnë pak kohë pasi 36-vjeçari Harry zbuloi se bashkëshortja e tij, Dukesha e Sussexit, kishte arritur t’i tejkalojë mendimet për vetëvrasje të cilat i kishte përjetuar gjatë shtatzënisë së parë.
“Ajo çka e ndaloi atë të vepronte ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua, pas të gjitha gjërave që i kishin ndodhur nënës sime, ta përjetoja sërish humbjen e një gruaje tjetër në jetën time, bashkë me një foshnje brenda saj, pra fëmijën tonë”, dëgjohet duke thënë Harry gjatë një bisede me Oprah Winfreyn në kuadër të dokumentarit, “The Me You Can’t See.”
Edhe
Princi Harry rrëfehet rreth vdekjes së Dianas dhe varësisë nga droga
Princesha Diana vdiq në vitin 1997, si pasojë e një aksidenti me veturë në Paris. Ajo ishte 36-vjeçare kurse atëkohë Harry ishte vetëm 12-vjeç.
Në intervistën ekskluzive të çiftit Harry dhe Meghan me prezantuesen Oprah Winfrey, e cila u transmetua në Mars të këtij viti, ish-aktorja e serialit “Suits” zbuloi se nga shqetësimet e mëdha kishte filluar të mendojë për vetëvrasje, dhe pretendoi se askush në monarki nuk ishte i gatshëm ta ndihmonte atë, sepse një gjë e tillë nuk do të ishte mirë për institucionin mbretëror.
Më vonë, Mbretëresha Elizabeth në një prononcim për media deklaroi: “E tërë familja është pikëlluar me ta kuptuar se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harryn dhe Meghanin”.